Probleme me energjinë elektrike/ 17 fshatra në Kolonjë dhe Korçë, pa drita

17 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës si Panariti, Trebicka e Gravocka kanë mbetur pa energji elektrike.

CNA ka mësuar se shkëputja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një defekti në nënstacionin e Mollasit, në Ersekë.

Mësohet se grupe nga OSSHE janë nisur drejt nënstacionit të Mollasit, por situata paraqitet e vështirë për shkak të errësirës.

Pritet që OSHEE të riparojë defektin dhe të rivendosë lidhjen e energjisë.

Kujtojmë se këtë të hënë janë raportuar dhjetëra zona në Shqipëri për probleme me energjinë elektrike të shkaktuara nga moti i keq.