Tensionet në Veri, Seiti: Serbia do ta marrë me dhunë asocacionin
Gazetari Gazmend Seiti ka deklaruar se operacioni për futjen e trupave serb në veri të Kosovës është i organizuar prej muajsh. I ftuar në Syri TV, duke sjellë në vëmendje deklaratën e djeshme të presidentit serb, për paralelizmin mes Drenicës dhe veriu të Kosovës , Seiti është shprehur se me këtë Serbia kërkon me ngulm destabilizimin e Kosovës.
Sipas tij, asosacioni kërkohet të merret me dhunë nga ana e Serbisë .
“Futja e tyre në Kosovë nuk është i sotshëm, nuk është as i djeshëm. Ata kanë prej muajsh që janë duke bërë këtë operacion gati për të ndarë pjesën veriore të Kosovës. Operacioni ishte ndarja përfundimtare e veriut të Kosovës. Ajo që i zunë në befasi ishte përgatitja e njësisë speciale të Kosovës. Ajo i zuri në befasi se ata kishin planifikuar mirë këtë operacion duke tentuar që ta ndanin përfundimisht pjesën veriore të Kosovës. Armatimi që u gjet atje duket qartë fare që ata kishin bërë një operacion mjaft të gjërë duke përfshirë edhe të tjerë. Ata e nisën si mercenarë duke marrë frymëzim edhe nga Ëagner sepse normalisht përgatitjet e tyre në disa nga ata që ishin të përfshirë edhe sot e kësaj dite mbajnë uniforma të njësisë speciale të Serbisë. Pavarsisht se në vend ku ngelën të vrarë, pretendimet e Serbisë janë që personat që mbetën të vrarë nuk kanë lidhje as me armatën serbe e as me policinë e as me njësinë speciale. Janë më shumë se 30 persona që kanë marrë pjesë në këtë aksion. Pjesa më e madhe e tyre janë larguar si civilë duke u fshehur si pelegrinë të cilët kishin marrë pjesë në atë meshën e famshme në kishën e Banjskës . Tentativa e tyre ishte për të destabilizuar vendin madje ishte vetë presidenti Vuçiç që bëri një paralelizëm mes Drenicës dhe pjesës veriore të Kosovës.
Në deklaratën e djeshme të presidentit serb u tha se si mund të quhen kur Adem Jashari në ’99-tën tentoi të ndante Drenicën nga pjesa tjetër e Serbisë. Kjo ishte si paralelizëm i Vuçiçit duke treguar qartë se insistimi i Serbisë është ndarja e veriut të Kosovës . Kjo pjesë duket edhe në tentativën e tij për të kaluar nga pika 1 e marrëveshjese franko-gjermane në pikën 7 që është asosacioni. Asosacion i cili insiston të merret me dhunë nga ana e Serbisë duke vendosur veten edhe në BE duke i kërcënuar ata se do të rreshtohet me Rusinë dhe do të bojkotojë çdo marrëveshje të kërkuar prej tyre me Kosovën. “