Për shkak të tragjedisë në veri, shtyhet eventi në 'American Retail Park' në Pejë

Qendra Tregtare American Retail Park në Pejë pritej që sot te vinte me një Grand Opening nga ora 17:00.

Kjo hapje madhështore ishte paraparë të zhvillohej me një ngjarje festive me muzikë ‘live’ nga këngëtarët e njohur kosovarë: Yll Limani, Ramadan Krasniqi (Dani), dhe Gjiko.

Mirëpo, për shkak të tragjedisë së ditës së djeshme, eventi është shtyer për një datë tjetër.

Këngëtari Yll Limani e bëri këtë njoftim me anë të një postimi në Instagram.

“Per shkak te tragjedise se dites se djeshme, eventi i parapare per diten e sotme ne American Retail Park shtyhet per nje date tjeter”, shkroi ai.