Përfshihet nga flakët kamioni në autostradën Fier-Vlorë

Një kamion ka marrë flakë këtë të hënë në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas pamjeve të siguruara nga media kamioni duket teksa digjet në anë të rrugës, ndërsa ende nuk dihet se cili është shkaku që ai ka shpërthyer në flakë.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak  

Rreth orës 14:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një mjet tip kamion në lëvizje, me drejtues shtetasin E. H. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.