Deputeti gjerman Vuçiçit: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pasi Aleksandër Vuçiç e ka përmendur me emër në konferencën për shtyp që mbajti më Beograd për vrasjet në Kosovë.
Reagimi i plotë i Roth:
I nderuar zoti President @avucic! Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt.
Dear Mr. President @avucic! Killing people is a terrible crime. It doesn't matter to me where the victims and perpetrators come from. I don’t care nationalities or ethnicities at all. Both Kosovars and Serbs deserve to live in peace, security, dignity, freedom and safe borders.
— Michael Roth - official 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) September 24, 2023