Tronditet Maqedonia e Veriut: 69-vjeçari ekzekuton vëllanë dhe kunatën

Një tjetër krim ka tronditur përsëri Maqedoninë e Veriut.

 Një 69-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, të cilat raportojnë se viktimat janë 71 dhe 62 vjeç.

Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i Emergjencave nga Gjevgjelia, ndërsa autori është arrestuar nga policia.