Flamurtari merr fitoren e parë të sezonit, Vora bie në Vlorë

 

Flamurtari merr fitoren e parë të sezonit dhe atë e bën ndaj Vorës në takimin e javës së katërt të Kategorisë së Parë.

Vlonjatët fituan me rezultatin 2-1 në “Stadiumi Flamurtari”, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 27’ me Pjeshkën, i cili njëkohësisht vulosi pjesën e parë.

Në minutën e 76’ Beji realizoi golin e dytë për Flamurtarin, duke i dhënë më shumë siguri ekipit.

Vora tentoi të reagonte dhe e bëri në minutën e 88’ me Prengaj, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1.

Pas javës së katërt të Kategorisë së Parë, Flamurtari renditet në vend të shtatë me pesë pikë, teksa Vora renditet në vend të pestë me gjashtë pikë.