FOTO/ Drejtori i Ujësjellësit të Kukësit, presione votuesve në Myç Mamëz

Vazhdojnë presionet e patronazhistëve rilindas ndaj qytetarëve të Kukësit që të votojnë për kandidatin e PS.

Soç edhe duket në foto nga denoncimet e PD-së, në qendrën e votimit në Myç Mamëz, ka shkuar drejtori i ujësjellësit të Kukësit, Eduart Spahiu.

Ky i fundit pa asnjë autorizim dhe pas asnjë leje, rri në shkallët e qendrës së votimit në Myç Mamëz dhe u bën presion votuesve.