VIDEO/ Si në ‘filma horror’, reja e madhe mbulon qytetin brazilian, errësira përfshin gjithçka

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e filmuar në Brazil, ku shihet kalimi i një reje ngjyrë hiri mbi atë zonë.

Videoja është shfaqur në Instagram e siç raporton BBC, shfaq lëvizjen e dukurisë natyrore e njohur si ‘rafti i resë’ (shelf cloud), që gjatë asaj kohe të caktuar është regjistruar nga një banor i qytetit brazilian Casillas do Sul.

Skena si në filmat harror të kësaj reje, shihen sesi mbulon qytetin, i cili krejt befasisht ‘errësohet’.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA (NWS), kjo lloj reje fillimisht sjell erëra të stuhishme dhe më pas shi.