Kurti për The Guardian: Bisedimet në Bruksel kanë hasur në rrugë të vdekur

Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë bërë kaq njëanshme saqë kanë mbërritur në qorrsokak, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për The Guardian.

Kurti i ka thënë gazetës britanike se jo stabiliteti i vazhdueshëm në rajon “e ka bërë këtë pjesë terren për lojërat gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës”.

“S’ka lëvizje përpara me këtë metodë”, tha Kurti. “Takimi i 14 shtatorit tregoi limitet e këtyre metodave të vjetra”.