Kërkesa e Ramës për konference të jashtëzakonshme paqje, për vrasjen e policit/ Shehu: Veprimi i radhës për të ndihmuar Vuçiç
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar i revoltuar në qëndrimin e kryeministrit Rama në lidhje me vrasjen e policit në Veri të Kosovës.
Shehu shkruan në postimin e tij në Facebook se mospërmendja në asnjë rresht e Serbisë dhe ekstremistëve serb në reagimin e Ramës, po ashtu edhe vendimi i tij për mbledhjen e një “konference të jashtëzakonshme paqje” ishte veprimi i radhës i kryeministrit për të ndihmuar Serbinë në qëllimet e saj.