Mediat serbe: Vuçiç do t'u flasë qytetarëve për ngjarjen e fundit në Kosovë sot pasdite

Mediat e Beogradit raportojnë se Presidenti Vuçiç do të ekspozojë të gjitha "shakatë" e Kurtit, siç i quajnë ata, deklaratat e kryeministrit të Kosovës për sulmin ndaj policisë së Kosovë nga persona të armatosur.


"Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot pasdite do t'i drejtohet qytetarëve për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi.",- shkruan Alo.rs