I hoqi nga Instagrami, çfarë thuhet se ka ndodhur mes Luiz Ejllit dhe çiftit Arbana-Eduart

Fshesa e largimeve nga Instagrami i Luiz Ejllit para disa ditësh kapi edhe çiftin Arbana Osmani-Eduart Grishaj. Për arsyet e tij, fituesi i “Big Brother VIP 3” hoqi nga lista e njerëzve që ndiqte shumë prej ish-banorëve, mes tyre edhe moderatoren dhe regjisorin e formatit.

Ai ka patur raporte të mira me ta dhe ka folur me vlerësime pas përfundimit të programit, ndaj ngriti pikëpyetje me veprimin e tij. Çfarë ka ndodhur mes tyre?

Sipas asaj që po raportohet sot në disa media, shkak i prishjes së marrëdhënies është bërë fakti që çifti nuk do që Luizi të ulet në rolin e opinionistit të “Big Brother VIP 3 “. Ka pasur zëra se ai do jetë opinionist në vend të Arbër Hajdarit, dhe vetë Luizi e ka ngacmuar diçka të tillë me postimet e tij në mediat sociale.

Mirëpo, ka aludime që thonë se Arbana dhe Eduarti nuk janë dakord me këtë. Dhe kjo si duket ka sjellë krisjen e marrëdhënieve të tyre.

Gjithsesi, asnjëri prej protagonistëve nuk ka reaguar lidhur me çfarë raportohet dhe rrjedhimisht ky mbetet në kuadrin e thashethemeve derisa dikush prej tyre të vendosë të flasë.