5 fabrika në 3 kontinente/ Si industrialisti Luan Muça në pak vite zgjeroi Deutche Color

Zjarri i përmasave të mëdha pushtoi mbrëmjen e djeshme fabrikën e bojërave 'Deutsch Color' në autostrade Tiranë-Durrës, në Maminas. Fabrika është në pronësi te biznesmenit Luan Muça.

Fabrika ‘Deutsch Color’ është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit. Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shumë vende të botes duke faturuar mbi 240 milionë euro në vit.

Ai është një nga industrialistët dhe CEO shqiptare i cili ka arritur të realizojë 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrike, Azi. Prej 4 vitesh vepron dhe në SHBA, ku është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.

Në 2012 themeloi fabrikën ‘Deutsch Color’ në Shqipëri e cilësuar si më e madhja ne Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.

Luan Muça ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë.

Muça ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave ‘Deutche Color’ dhe ‘Dast’ në Tunizi. Qe prej vitin 2019, ‘Deutsch Color’ është prezent me fabrikën e saj, edhe ne Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.

Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investoje në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quaje DC Industry.

Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës ‘DC Industry’ në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh.

Edhe në Afrikë ka nisur themelimin e ‘DC Industry’ në Senegal e cila njihet si një nga fabrikat me moderne dhe e madhja në atë shtet.

Dy projekte të reja në konstruksion e sipër janë dhe ‘Dc Industry Egjipt’ me një investim prej 25 milion euro që pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe ‘Dc Industry Indi’ e cila pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.