FOTO/ Zetori del nga rruga dhe përfundon në kanal, dërgohet në spital 77 vjeçari

Një shtetas ka dalë nga rruga në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi ka humbur kontrollin e zetorit.

Sipas informacioneve paraprake për SYRI-n, 77 vjeçari me iniciale Xh.F, ka përfunduar në kanal.

Ai ka marrë dëmtime trupore, ndërsa u transportua në spitalin e Korçës, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.