Kush janë njerëzit më të pasur në planet, katër në dhjetë prej tyre amerikanë

Ranking Royals ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në planet.

Gati 40% ose katër në dhjetë individë në listën e 100 më të pasurve janë nga Shtetet e Bashkuara.
 

Kryeson listën Elon Musk, i ndjekur nga francezi Bernard Arnault. Lista më pas vijon me 8 miliarderë amerikanë sërish si Jeff Bezos, Bill Gates, Larry Ellison etj. 
 

Miliarderët e planetit, përveç parave në bankë, kanë diçka tjetër të përbashkët. Miliarderët më të mirë në botë kanë studiuar në institucionet arsimore më prestigjioze në botë.