", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/23/auto_milan1695475709.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Topi nuk lëviz prej shiut, merret vendimi përfundimtar për sfidën Milan-Verona

Duket se Milano është goditur nga një rrebesh i fortë shiu, gjë që ka ndikuar dhe në sfidën e kësaj fundjave midis Milanit dhe Veronës.

Lojtarët kuqezi kanë dalë në stërvitje për të bërë nxehjen, por duket se e kanë pasur të vështirë për shkak të gjendjes së fushës, me topin që nuk lëviz thuajse fare.

Kjo gjë ka bërë që delegatët të vendosin se dueli Milan-Verona i cili ishte parashikuar të luhej sot në 15:00, të startojë në orën 15:25.