Duke marrë parasysh që nuk arriti ta ruaj patentën dhe nuk i prodhonte vetë lodrat, shpikësja e fidget spinner nuk ka fituar absolutisht asgjë nga “boomin” që e bëri kjo lodër.

 

Ajo shtoi se i pranoi rrethanat, por edhe se gjërat mund të ishin krejtësisht ndryshe nëse dikush do të kishte investuar tek ajo shumë vite më parë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/23/auto_1-241-1130x6351695468863.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

'Figdet Spinner', gruaja që e shpiku këtë lodër nuk e fitoi as edhe një cent

Ndoshta i keni dashur, e ndoshta edhe urryer, por në vitin 2017 ka qenë pothuajse e pamundur që të dilni nga shtëpia e mos e shihni dikë duke lëvizur një fidget spinner në gishta.

Loja ishte shitur në dhjetëra miliona njësi, e disa kishin fituar shuma të majme parash nga to, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk përfshin personin që e shpiku lojën. Catherine Hettinger thotë se ideja për fidget spinner i erdhi qysh në vitin 1993, dhe tentoi t’ia ofrojë disa prodhuesve të lodrave, por që e refuzuan.

Katër vite më vonë mori patentën për “shpikjen” e saj që në vitin 2005 skadoi, pasi nuk të përballonte tarifën e rinovimi prej 400 dollarësh për të ruajtur të drejtat e pajisjes.

Kjo do të thoshte që çdokush mund të bënte versionin e vet të lodrës pa u përballur me pasoja ligjore.

Këtë rast e shfrytëzoi Scott McCoskery, i cili në vitin 2014 shpiku diçka që e quajti Torqbar, që fakt ishte fidget spinner.

Thotë se e shpiku sepse dëshironte diçka ku do të përqendronte duar gjatë takimeve, në mënyrë që të mos lëvizte aq shumë ndërsa shefi i tij po fliste.

Duke marrë parasysh që nuk arriti ta ruaj patentën dhe nuk i prodhonte vetë lodrat, shpikësja e fidget spinner nuk ka fituar absolutisht asgjë nga “boomin” që e bëri kjo lodër.

 

Ajo shtoi se i pranoi rrethanat, por edhe se gjërat mund të ishin krejtësisht ndryshe nëse dikush do të kishte investuar tek ajo shumë vite më parë.