Ajeti gjen golin e parë me Gaziantep dhe fiton 'derbin e shqiptarëve' në Superligën turke

 

Gaziantep-Istanbulspor u përballën mbrëmjen e kësaj të premteje në kuadër të javës së gjashtë të Superligës turke.

I ashtuquajturi “derbi i shqiptarëve” në Turqi u fitua nga vendasit me rezultatin 2-0, ku protagonist i padiskutuar ishte edhe Albian Ajeti.

Ndeshja ishte me rezultatin 1-0, kur në minutën e 90+5’ Ajeti, i cili u aktivizua në minutën e 72’, shënoi golin e dytë për skuadrën e Gaziantep, duke gjetur golin e tij të parë me ekipin turk dhe njëkohësisht duke vulosur këtë sfidë.

Pas kësaj jave skuadra e Ajetit, Gaziantep renditet në vend të 18-të me tre pikë, ndërsa skuadra ku luajnë Rroca, Ethemi dhe Loshaj, me të tre që e nisën sfidën si titullar, renditet në vend të 19-të me dy pikë.