EMRI/ Vdes i moshuari që u përplas nga makina në mes të Korçës

Ndërron jetë në spitalin e Korçës, 79-vjeçari Muhamet Allisha, që u përplas nga makina në qendër të Korçës.

I moshuari për disa orë ishte në gjendje të rëndë. Pati tentativa për ta transportuar 79-vjeçarin me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por për shkak të gjendjes shumë të rënduar helikopteri erdhi në Korçë dhe u kthye bosh.

I moshuari u godit nga një makinë që drejtohej nga një grua e cila u shoqërua në komisariat.