Natë paniku në Palermo nga zjarret, dhjetëra banorë braktisin shtëpitë

Qindra banorë në Palermo kanë kaluar momente panikur mesnatën mes të enjtes dhe të premtes për shkak të zjarreve të fuqishme që përfshinë disa zona në Brancaccio.

Situatë e rënduar u raportua dhe në Bagheria, ku rezidentët u larguan nga banesat e tyre dhe e kaluan natën në rrugë.

Ashtu si në muajin korrik, edhe këtë herë flakët rrezikuan dhjetëra banesa, por ndërhyrja e qindra zjarrfikësve rezultoi vendimtare.

Autoritetet përdorën dhe avionët Canadair për të vënë flakët në kontroll, në zonat ku ndërhyrja nga toka ishte e vështirë si në Altofonte, Gratteri, Gibilrossa, Misilmeri, Piana degli Albanesi, Torretta e Prizzi.