Kamioni përmbyset në rrugë, plagoset shoferi në Lezhë

Një kamion është përmbysur këtë mbrëmje në rrugën e vjetër Pllane – Rrubik në Lezhë.

I plagosur mbeti drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spitalin e Laçit.

Ende nuk dihen shkaqet  aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjeti ishte i ngarkuar me inerte dhe për shkak te shpejtësisë, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin në një prej kthesave, duke u përmbysur.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin.