Bruna Biancardi thyen heshtjen pas tradhëtisë së Neymar: Gjithçka më intereson është vajza ime

E dashura shtatzënë e asit brazilian të futbollit Neymar ka thyer heshtjen e saj pasi së fundmi u shfaqën pamjet komprometuese të sulmuesit me dy femra të ndryshme.

31-vjeçari është akuzuar se ka tradhtuar Bruna Biancardi, pasi ai u filmua duke festuar me femra të paidentifikuara në një klub nate spanjoll.

Biancardi pritet të sjellë në jetë fëmijën e tij të dytë pas pak më shumë se një muaji. Futbollisti ka edhe një djalë 12-vjeçar me ish të dashurën Carolina Danta.

Duke iu drejtuar videove të publikuara së fundmi me ndjekësit në Instagram të mërkurën, ajo shkroi: “Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ndodhi dhe edhe një herë jam e zhgënjyer, por në fazën e fundit të shtatzënisë sime, fokusi dhe shqetësimet e mia janë të drejtuara tek vajza ime dhe kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj për momentin. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e dashurisë’.’