Tjetër aksident në Lezhë, furgoni përplas këmbësoren

Një tjetër aksident është regjistruar ditë ne sotme në hyrje të Lezhës.

Një furgon i linjës Lezhë- Torovicë ka përplasur një këmbësor, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.

Këmbësorja është transportuar në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë fraktura në trup.