Vata: Misioni im është të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit
Kandidati i koalicionit opozitar 'Bashkë Fitojmë', Emri Vatan ë kuadër të fushatës elektorale për bashkinë e Kukësit ka zhvilluar një takim me banorët e Orgjostit dhe Topojanit.
Vata është shprehur se misioni im për postin e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me premtime, por ka të bëjë me përmirësime të prekshme që do të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit.
Postimi:
Gjatë takimit me banorët e Orgjostit dhe Topojanit.
Misioni im për postin e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me premtime, por ka të bëjë me përmirësime të prekshme që do të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit. Në qendër të programit është shtylla e "Ringjalljes së Infrastrukturës",një udhërrëfyes për të ndërtuar një themel të fortë për të ardhmen.
Prioriteti im është fokusi për rritjen ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës dhe transparencën e fondeve në qeverisjen vendore.