Sherri/ Plagoset me thikë 16-vjeçari në Shkodër

Një 17-vjeçar në Shkodër është shoqëruar në komisariatin e policisë. Një ditë më parë ai dyshohet ka goditur me thikë një bashkëmoshatar të tij duke i shkaktuar plagë në trup.

I mituri është marrë në pyetje në prani të psikologut. Paraprakisht dyshohet se dy të miturit janë përfshirë në sherr për motive të dobëta.