Pas armëpushimit në Nagorno-Karabakh, fillojnë negociatat mes përfaqësuesve armenë dhe azer

Bisedimet mes përfaqësuesve të Armenisë në Karabakh dhe përfaqësuesve në Baku kanë filluar në Jevlah.

'Një ditë më herët, është arritur marrëveshje për ndërprerjen e “operacionit anti-terrorist” në Nagorno-Karabakh, që nënkupton që formacionet e armatosura në atë rajon të dorëzojnë armët', -u tha nga ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan.

Marrëveshja nënkuptonte që të ndalet ofensiva dhe që trupat paqeruajtëse ruse të ndihmojnë në procesin e çarmatosjes së ushtrisë në Karabakh jashtë territorit të Nagoron-Karabakhut.

Gjithashtu thuhet se të gjitha formacionet ushtarake në Nagorno-Karabakh të çarmatosen dhe e gjithë teknika ushtarake dhe armët të dorëzohen.

Në Karabakh jetojnë armenë – dhe është vendi i vetëm brenda territorit të Azerbajxhanit nga viti 19991 që jetojnë armenët.