VIDEO/ Shoqëria civile proteston para Kuvendit, kërkon vendosjen e minimumit jetik

Përfaqësues të shoqërisë civile protestuan përpara Kuvendit në nisje të seancës plenare.

Ata kërkojnë vendosjen e minimumit jetik.

Protestuesit kërkojnë nga Kuvendi miratimin e një projektligji për këtë qëllim.

Kujtojmë se opozita kërkon vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për person për të dalë nga kriza social-ekonomike.