Mbrëmë në Durrës, zjarr në katin e dhjetë të një pallati dhe evakuim banorësh

Mbrëmjen e së mërkurës, edhe Durrësi përjetoi me shqetësim ankthin e përfshirjes nga zjarri të një pallati pranë stacionit të tretë, zjarr që fatmirësisht nuk shkaktkoi viktima.

Sipas Policisë, rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit."