Champions League/ Mbyllen pjesët e para, rezultatet dhe statistikat

Në orën 21:00, kanë startuar 6 sfida tepër interesantë të vlefshme për grupet e Champions League.

Real Sociedad ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Interit në minutën e katërt të sfidës.

Bastoni ka gabuar pranë zonës dhe Mendez ka përfituar duke shënuar më pas përballë Sommer.

Në sfidën mes Bayern Munich Manchester City, bavarezët udhëheqin me dy gola.

Në minutën e 28’, Sane ka goditur bukur pas një kombinimi me Kane dhe ka shënuar. Onana në fakt kishte të gjithë shansin për të kontrolluar topin mjaft thjeshtë, por i ka ikur prej duarve.

Katër minuta më vonë, Gnabry shënon përsëri dukë mbyllur kështu të sigurt pjesën e parë.