FOTO/ Ky është polici i ‘Shqiponjave’ që u plagos në Tiranë

Edlir Alleshi është efektivi i ‘Shqiponjave’ që mbeti i plagosur pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në ‘Kinostudio’, në rrugën ‘Hysen Xhura’, ku gjatë ndjekjes personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave ‘Shqiponja’, dhe si pasojë është plagosur efektivi i cili është dërguar në spital për  ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se efektivi ka marrë një plumb në bark.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Në lagjen ‘Kinostudio’, në rrugën ‘Hysen Xhura’, shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit  të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave ‘Shqiponja’, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave ‘Shqiponja’, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.