Plagoset me armë një polic te QSUT-ja

Një polic i patrullave ‘Shqiponja’ ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Sakaq, policia ka zbuluar se efektivi E. A. është plagosur pasi një patrullë e repartit “Shqiponja” e cila ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar me armë nga ky i fundit.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.