Incidentet në ndeshjen kundër Polonisë, UEFA dënon me 44 mijë euro FSHF-në

 


Komisioni i Disiplinës në UEFA-s, ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), në total me 44 mijë euro për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila u zhvillua më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” për grupin E kualifikues, ku kuqezinjtë fituan 2-0. 

Federata shqiptare është gjobitur me 30 mijë euro për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët, hedhjen e sendeve dhe akteve dëmtuese në duelin me Poloninë dhe me 14 mijë euro të tjera. 

Po ashtu, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit (tribunës veriore dhe jugore) për ndeshjen e ardhshme si vendas, por këtë vendim e ka lënë në provë dhe do hyjë në fuqi nëse akte të tilla përsëriten për një periudhë dy vjeçare.