Ndeshjet e sotme në Champions League, vëmendja te supersfida Bayern Munchen-Manchester United

Liga e Kampionëve luan ndeshjet e radhës të grupeve A-D, me 16 skuadra që zbresin në fushën e lojës.

Në orën 18:45, Reali i Madridit do të presë në “Bernabeu” debutuesit e Union Berlinit. Po në këtë orë luhet dhe ndeshja e Grupit A mes Gallatasarajit dhe Kopenhagen.

Gjithashtu, Grupi A ka rezervuar dhe supersfidën e mbrëmjes mes Bayernit të Mynihut dhe Manchester United në “Allianz Arena”.

Në fushë zbresin edhe nënkampionët e Europës, me Interin që luan në transfertë kundër Real Sociedadit.

Arsenali rikthehet të luajë në Champions pas 7 sezonesh dhe do të presë në “Emirates” skuadrën e PSV.