", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/19/auto_220801142443-shakira1695152454.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Shakira titullon këngën e re sipas pseudonimit që i kishin vënë miqtë e Pique

Pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira është fokusuar me gjithë forcat në karrierën e saj, ndërsa nesër (e mërkurë, 20 shtator) do ta prezantojë këngën e re me një titull mjaft interesant.

Ditë më parë, këngëtarja kolumbiane ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fragment të materialit të ri muzikor me titull “El Jefe” (“Shefi”).

Videoja e shkurtër në të cilën ajo këndon një pjesë të këngës së re dhe kërcen, tashmë ka mbledhur mbi 2.3 milionë pëlqime.

Mijëra fansa shkruan në komente se mezi po e presin këngën e re, e disa vunë re se në kjo këngë mund të jetë një tjetër ‘diss’ për Pique dhe miqtë e tij.

Pas ndarjes së çiftit, miqtë e ish-futbollistit të Barcelonës kishin deklaruar se spanjolli ka qenë ‘viktima’ e saj dhe se këngëtarja ka dominuar në lidhje aq sa ata ia kishin vënë nofkën ‘Shefja’.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)