Partizani 'blindon' deri në vitin 2027 futbollistin e Shpresës

Partizani “blindon” për katër vitet e ardhshme futbollistin 20-vjeçar, Paulo Buxhelaj. Klubi i kuq e ka dhënë lajmin nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku sqaron se kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Kujtojmë që Buxhelaj është pjesë e përfaqësueses së Shpresave të Shqipërisë. Kohët e fundit, nën drejtimin e trajnerit Zekic, ka humbur hapësira në formacion, por kjo situatë, që konsiderohet e përkohshme nuk i ka penguar drejtuesit t’i tregojnë besimin e plotë duke i zgjatur kontratën.