Një i vetëvarur dhe një tjetër i shpëtuar, regjistrohen dy ngjarje të rënda në Korçë

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Korçë ditën e sotme, ku një burrë i ka dhënë fund jetës dhe një i ri ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i pallatit. 

Mësohet se një 47 vjeçar është vetëvarur, pasi ai është gjetur nga familjarët, rasti në fshatin Dishnicë të Korçës, sipas informacioneve 47 vjeçari ishte me terapi dialize.

Sa i përket rastit tjetër, bëhet fjalë për një të ri rreth 25 vjeç, i cili ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i pallatit, por fatmirësisht ka qenë policia që ka ndërhyrë dhe kanë shpëtuar të riun, i cili dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.