Aksident i rëndë në Mal të Zi, autobusi del nga rruga, humbin jetën 3 persona, lëndohen disa të tjerë

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën Cetinje-Budva në qytetin e Obzovicës në Mal të Zi, kur një autobus pasagjerësh doli nga rruga.

Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja, ndërsa rrugës për në Obzovicë janë edhe pjesëtarët e njësive speciale policore.

Në vendngjarje ndodhen gjashtë autoambulanca.

  

Ndërkohë nuk ka të dhëna fikse në lidhje me numrin e të lënduarve nga ky aksident.