Gazment Bardhi: Deputetët që nuk mbështesin Emri Vatën, janë pro kandidatit të Gjicit

Pas mbledhjes së grupit të deputetëve të opozitës, Gazmend Bardhi ka deklaruar se ai që nuk është në dispozicion të kandidatit të opozitës në zgjedhjet e Kukësit nuk po bën gjë tjetër vetëm se sa po mbështet regjimin e Ramës dhe modelin e Gjicit.

Bardhi ka thekura se në këtë zgjedhje ka vetëm dy zgjedhje të mbështetet kandidati ndryshimit që është ai i opozitës ose modeli i turpit që ishte Gjici në bashkinë e Kukësit.

"Nëse deputetët nuk kanë dalë pro zotit Vata ata janë në krahun e zëvendësit të Gjicit se nuk ja mbaj mend emrin.

Qytetarët e Kukësit kanë vetëm dy alternativa që të zgjedhin mes modelit të turpit Gjici ose modelin e opozitës. Rrugë të mesme në këto zgjedhje nuk ka, çdo opozitar që zgjedh të rri në shtëpi atë ditë do të thotë se është palë dhe mbështetës i regjimit të Ramës dhe modelit të Gjicit në bashkinë e Kukësit.

Çdo faktor opozitar çdo anëtar komisioni që i përket opozitës duhet të jetë në dispozicion të kandidatit të opozitës dhe nëse ndodh e kundërta kjo do të jetë diçka shumë e rëndë që nuk dua ta besoj."