Nis faza e grupeve e Champions League, 8 duelet e ditës së sotme

Sot rikthehet Champions League me 8 ndeshjet e vlefshme për fazën e grupeve.

Dy duelet e pasdites që luhen në orën 18:45, janë Milan-Newcastle dhe Young Boys-Leipzig.

Padyshim që të gjithë sytë do të jenë në “San Siro”, me Sandro Tonalin që rikthehet në ish-shtëpinë e tij.

Ndërsa në mbrëmje në orën 21:00, do të luhen 6 sfidat e tjera, ku padyshim spikat dueli PSG-Dortmund.

Një përballje e cila pritet të jetë shumë e luftuar.

Në fushë do të zbresin edhe kampionët në fuqi, Mançester Siti i cili pret Crvena Zvezda.

Barcelona do të përballet me Antverp dhe Atletiko Madrid do të sfidojë Lacion e Elseid Hysajt.