Nis festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Festivali i 18-të Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut ka çelur siparin mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Festivali i organizuar nga Akademia “Marubi” do të mbahet nga datat 18 deri në 23 shtator.

Përgjatë këtyre ditëve në ambientet e kinemasë Marubi do të shfaqen 49 produksione filmike.