Partizani-Egnatia/ Formacionet zyrtare, ja kush janë lojtarët që do të zbresin në ‘Arenën e Demave’

Partizani pret Egnatian në “Arenën e Demave”, supersfida e javës së katërt të “Abissnet Superiore”, ku të dyja skuadrat do të zbresin në fushë për tre pikët.

“Demat” vijnë pas një barazimi pa gola kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”.

Nga ana tjetër, rrogozhinasit vijnë pas dy fitoresh radhazi dhe kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Sota, Bilali, Bytyçi, Mehmedi, Rrapaj, Murataj, Taipi, Cara, Bintsuka

Trajner: Zoran Zekiç

Egnatia: Sherri, Xhemajli, Malota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Isgandarli, Spahiu, Fernando, Duamena, Paulauskas

Trajner: Edlir Tetova