SYRI TV/ Zjarr i madh në zonën e Vajkanit në Fier, kreu i zjarrfikëses: Ndërhyrja, e vështirë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Vajkanit në Fier, duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me ullishta. Flakët janë favorizuar nga moti i thatë dhe era, duke u afruar edhe pranë banesave. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar disa zjarrfikëse nga Fieri dhe Roskoveci, por për shkak të terrenit kodrinor ndërhyrja vështirësohet. Të paktën kështu shprehet kreu i zjarrfikëses në Fier, Ziha Hyka.