Arbnor Muja përzgjidhet në formacionin e javës në Belgjikë

Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja, u aktivizua në minutën e 64-të, duke shkëlqyer me Antwerp të Belgjikës.

Muja asistoi për 2-0 në minutën e 68-të dhe shënoi për 3-0 në minutën e 84-të.

Antwerp fitoi 3-0 ndaj Westerlo të premten mbrëma.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së shtatë të kampionatit belg.

Antwerp ka 11 pikë nga gjashtë ndeshje.

Muja është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Belgjikë.

24-vjeçari së fundmi është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë dhe ka debutuar në dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Polonisë në eliminatoret për Kampionatin Evropian.