Një vit pasi u martua me Jennifer Lopez, Ben Affleck kapet 'mat' në momente intime me ish-bashkëshorten

Aktori i njohur Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij Jennifer Garner së fundmi janë kapur ‘mat’ duke kaluar momente intime së bashku në makinë në Los Angeles.

Në fotot e siguruara nga Page Six dyshja po përqafoheshin së bashku në makinë, ndërsa vajza e vogël e tyre, Seraphina ishte ulur krahas babait të saj.

Në një moment, 51-vjeçari u pa duke ulur kokën në shpatullë e ish-bashkëshortes së tij përpara se ajo të dilte nga makina.

Dyshja dukeshin shumë të lumtur së bashku, teksa i buzëqeshnin njëri-tjetrit.