SYRI TV/ Bie prodhimi i rrushit në Roskovec, fermerët: U dëmtua nga moti

Prodhimi i rrushit këtë vit nuk duket i mbarë për fermerët. Teksa kanë nisur vjeljen e vreshtave, fermerët e Roskovecit tregojnë se prodhimi këtë sezon është përgjysmuar për shkak të dëmtimit nga kushtet atmosferike.

Nga SYRI TV

Fermerët në fshatrat e bashkisë Roskovec, tregojnë se prodhimi i rrushit për këtë vit është përgjysmuar nëse e krahason me prodhimin e një viti më parë. Sipas fermerëve, kjo situatë po i çon drejt falimentimit.

Një tjetër problem për fermerët e vreshtave, është dhe mungesa e mbështetjes nga shteti.

Në të tilla kushte, fermerët në Roskovec, paralajmërojnë shkuljen e hardhive dhe braktisjen e vreshtave.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Montazhier: O. Pajo