VIDEO/ Ndërhyrje ‘horror' në derbi, ‘sakaton’ dy kundërshtarë

Futbolli në Amerikë vijon të luhet me një pasion ndryshe nga vendet e tjera.

Duelet e ashpra dhe ndërhyrjet e frikshme nuk mungojnë asnjëherë, teksa një rast i rrallë ka ndodhur në Honduras.

Derbi i zjarrtë Marathon-Olimpia u mbyll 0-1, teksa vendasit e mbyllën sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të qendërmbrojtësit Andre Orellana.

21-vjeçari kreu një ndërhyrje me qëllim, duke rrëzuar në tokë dy lojtarë kundërshtarë, siç dallohet në video.

Dy futbollistët e kampionëve të Olimpias përfunduan të dëmtuar, teksa kryesori i tregoi menjëherë të kuqin Orellanas.