", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/17/auto_ronaldo1694982578.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Kameramani që goditi Cristiano Ronaldo përfundon në spital

Një goditje dënimi e Cristiano Ronaldos, rezultoi fatale për kameramanin që qëndronte mbrapa portës, teksa topi i gjuajtur nga ylli portugez në ndeshjen që Al Nassr zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndaj Al Raed, përfundoi në kokën e tij, duke i shkaktuar dëmtime serioze. 

Ai po ndiqte gjuajtjen e portugezit dhe në një moment të caktuar është goditur nga topi në fytyrë.

Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, ndërkohë që raportohet se kameramani u dërgua në spital për të marrë mjekimet e nevojshme pas gjuajtjes potente nga distanca e ylli portugez.