U arrestuan në megaoperacionin ‘Tempulli’, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 30 të akuzuarit

Është mbajtur sot në gjykatën e Durrësit seanca për 30 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit anti-drogë “Tempulli”.

Gjykata ka rikonfirmuar ndaj 26 të akuzuarve masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sakaq, dy prej tyre janë lënë në masën “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë në masën “arrest shtëpie”.