Zjarr pranë një fshati në Bulqizë, digjen dhjetëra hektarë me pyje e kullota

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë toke pranë fshatit Koçaj, në afërsi  të Bulqizës.

Mësohet se flakët janë ndihmuar edhe nga era e fortë, duke sjellë që dhjetëra hektarë pyje dhe kullota të digjen.

Sakaq, mësohet se ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë, ndaj edhe kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri.